Site icon Telegrafi

Penza triumfon në derbi ndaj Bashkimit

(Foto: basketbolli.com)

Penza ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 77-68 (23:24, 20:12, 10:11, 24:21), në xhiron e tetë të Superligës së Femrave.

Fillimi i ndeshjes ishte interesant dhe i barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi, e herë tjetra, pa arritur të shkëputeshin në rezultat dhe çereku i parë përfundon 23:24. Në periudhën e dytë më të mira ishin vendaset, që arritën epërsinë më të lartë në ndeshje, 43:30, ndërsa gjashtë pikë radhazi nga mysafiret bënë që pjesa e parë të përfundojë me shifrat 43-36.

Perioda e tretë u karakterizua me pak të pikë shënuara, që përfundoi 10:11, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:47. Në dhjetë minutat e fundit, kampionet e Kosovës menaxhuan epërsinë dhe triumfuan në fund me rezultat 77-68. Te Penza u dallua Rael Whitsitt me 31 pikë e 18 kërcime, kurse te Bashkimi u dallua Christina Ellis me 20 pikë e pesë kërcime.

Penza ka shtatë fitore dhe një humbje, kurse Bashkimi ka katër fitore dhe tri humbje.

Në ndeshjet tjera të xhiros së tetë, Prishtina ka shënuar fitoren e tetë, duke mundur Vëllaznimin 108-53. Për skuadrën kuqezi ishte humbja e gjashtë, ndërsa ka edhe dy humbje.

Ndërkohë, Trepça ka mundur Kastriotin në udhëtim 27-110. Mitrovicaset kanë dy fitore dhe pesë humbje, kurse ferizajaset tetë humbje në tetë ndeshje.

Exit mobile version