Telegrafi

Penza mposht Prishtinën dhe fiton Superkupën në konkurrencën e femrave

(Foto: basketbolli.com)

Penza ka fituar Superkupën e Kosovës duke mundur në finale Prishtinën me rezultat 77-71 (22:16, 17:18, 19:20, 19:17).

Periudha e parë ishte shumë e barabartë dhe me rikthime në rezultat, megjithatë, në fund të kësaj pjese, vashat vendase shkëputen për të përmbyllur këtë pjesë 22:16.

Ato vazhdojnë me lojë të mirë edhe në çerekun e dytë, duke e ngritur epërsinë në 26:16, por skuadra prishtinase nuk dorëzohet, duke shkrirë epërsinë dhe duke udhëhequr 30:31. Sërish në fund, Penza u tregua më e vëmendshme, duke mbyllur pjesën e parë në të mirë të saj 39-34.

Lojë shumë interesante u zhvillua në periodën e tretë dhe me rikthime. Bardhekaltret nga Prishtina sërish rikthehen, duke pasur pesë pikë epërsi, 46:51, por një seri e vendaseve prej 9:0, bëri që të rikthehet rezultati në 55:51, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:54.

Lojë dramatike u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku Penza ishte e përkrahur nga publikut vendas, kurse Prishtina luftoi deri në fund, ndërsa asnjëra nuk arrinte të shkëputej. Megjithatë, në momentet e fundit skuadra e Penzës u tregua më e vëmendshme, duke triumfuar 77:71.

Kupën kapitenes së Pejës, Valbona Bytyqi ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe zëvendësdrejtoresha e Ministrisë së Kulturës së Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Briana Williams e Penzës u shpall MVP e Superkupës.