Klubi basketbollistik Penza ka filluar përgatitjet për sezonin e ri të basketbollit dhe kështu nuk do të mungojë vëmendja për klubin e femrave nga Peja.
Edhe Ulpiana Emra e cila kaloi nga radhët e Prishtinës te Penza e Pejës, tashmë po qëndron në qytetin perëndimor.
Dhe qysh në ditën e parë të përgatitjeve dhe stërvitjeve nuk kanë munguar as fotot atraktive e selfiet e bukuroshes në fjalë, e cila do të jetë atraksioni më i madh i tifozëve në edicionin e ri.
Megjithatë, kur të vijë puna për rezultate në parket, do të vlejë shumë pak bukuria, aty do të duhet të vihen në pah aftësitë teknike të cilat padyshim kjo basketbolliste i zotëron. /Telegrafi/