Telegrafi

Penza dhe Bashkimi zhvillojnë sfidën vendimtare për një vend në finale

(Foto: basketbolli.com)

Të mërkurën (nesër) me fillim nga ora 20:00 zhvillohet ndeshja e tretë gjysmëfinale e ‘play-offit’ në Superligën e Femrave mes Penzës dhe Bashkimit, ku do të përcaktojë se kush do të kualifikohet në finale.

Në dy takimet e mëparshme në ‘play-off’, të dyja skuadrat shënuan nga një fitore ndaj njëra-tjetrës si mysafir. Në Pejë triumfuan vashat e Bashkimit me rezultat 61-76, ndërsa në Suharekë, fituan vashat pejane me shifrat 68-82.

Skuadra pejane kishte përfunduar garat e rregullta në pozitën e dytë me 15 fitore e pesë humbje, kurse ajo prizrenase e treta me 12 fitore e tetë humbje.

Prizrenaset pas Kupës duan edhe titullin kampion, kurse pejanet për të mbrojtur titullin e fituar edicionin e kaluar.

Skuadra që kualifikohet në finale do të përballet me Prishtinën që eliminoi Trepçën dhe në ‘play-off’ do të ketë përparësinë e fushës vendase, pasi në garat e rregullta kishte 20 fitore në 20 ndeshje. Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampion.