Telegrafi

I pensionuar nga sportet luftarake, por The Rock impresionon të gjithë me muskujt në shpinë dhe këmbë

Pavarësisht se ishte në formë për pjesën më të madhe të jetës së tij, postimi i fundit i Dwayne Johnson në rrjetet sociale ka habitur shumë njerëz.

Ish-ylli i WWE së fundmi ka postuar në llogarinë e tij personale në Instagram disa fotot të tij pas një prej stërvitjeve rraskapitëse.

Është e drejtë të thuhet se shumë ishin të befasuar nga rutina e tij e përditshme e stërvitjes. Me këtë u bë e qartë se Rock ka qenë gjithmonë një preson aktiv.

Lexo po ashtu The Rock nënshkruan kontratë historike me UFC

Ylli i filmave u tërhoq nga sporti i mundjes në vitin 2019, megjithatë jeta në pension nuk e ka ndikuar aspak; ai thjesht po bëhet gjithnjë e më i madh.

Rock tani është një aktor i njohur dhe ka luajtur në filma si Furious 7, San Andreas, Jumanji: The Next Level dhe Jungle Cruise.

Ai shpesh përdor rrjetet sociale për të ndarë këshillat e tij për fansat kur bëhet fjalë për stërvitjen rregullisht dhe postimet e tij më të fundit theksojnë se sa i formësuar është ai me të vërtetë. /Telegrafi/