Pavarësisht se ishte në formë për pjesën më të madhe të jetës së tij, postimi i fundit i Dwayne Johnson në rrjetet sociale ka habitur shumë njerëz.
Ish-ylli i WWE së fundmi ka postuar në llogarinë e tij personale në Instagram disa fotot të tij pas një prej stërvitjeve rraskapitëse.
Është e drejtë të thuhet se shumë ishin të befasuar nga rutina e tij e përditshme e stërvitjes. Me këtë u bë e qartë se Rock ka qenë gjithmonë një preson aktiv.
Ylli i filmave u tërhoq nga sporti i mundjes në vitin 2019, megjithatë jeta në pension nuk e ka ndikuar aspak; ai thjesht po bëhet gjithnjë e më i madh.
Rock tani është një aktor i njohur dhe ka luajtur në filma si Furious 7, San Andreas, Jumanji: The Next Level dhe Jungle Cruise.
Ai shpesh përdor rrjetet sociale për të ndarë këshillat e tij për fansat kur bëhet fjalë për stërvitjen rregullisht dhe postimet e tij më të fundit theksojnë se sa i formësuar është ai me të vërtetë. /Telegrafi/