Telegrafi

Pensionohet Tim Duncan

Pesë herë kampioni i NBA, Tim Duncan, është pensionuar nga basketbolli të hënën, duke i dhënë fund karrierës 19-vjeçare me San Antonio Spurs.

40-vjeçari kishte arritur fazën e “play-offit” në secilin sezon të karrierës dhe u bë basketbollisti i parë që fitoi në një mijë ndeshje me të njëjtin ekip.

Duncan, dy herë MVP, është vetëm një nga tre lojtarët e NBA që kanë kaluar 19 sezone me një ekip. Në këtë listë janë John Stocton dhe Kobe Bryant.

Ai pensionohet nga Spurs si koshashënuesi më i mirë, kërcyesi më i mirë dhe basketbollisti me më së shumti bllokada.