Telegrafi

Pensionohet Steven Gerrard

Steven Gerrard është pensionuar prej futbollit aktiv.

Gjatë karrierës 19 vjeçare, 36-vjeçari ka fituar tetë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe dy FA Cup.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Steven Gerrard

Ai debutoi për “The Reds” në vitin 1998 në moshën 18-vjeçare ndërsa për Liverpoolin realizoi 709 paraqitje dhe ishte 12 vjet si kapiten i klubit, transmeton Telegrafi.

Për kombëtaren angleze luajti 114 ndeshje dhe ishte kapiten i përfaqësueses për dy vjet.

Megjithëse fitoi trofe të rëndësishëm në karrierë, kurrë nuk arriti të ngrit trofeun e Ligës Premier. /Telegrafi/