Site icon Telegrafi

Pensionohet Patrice Evra

Patrice Evra (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Ish-mbrojtësi i majtë i Juventusit dhe Manchester Unitedit, Patrice Evra, ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli aktiv. 38-vjeçari ka qenë pa klub prej se u largua nga West Ham Unitedi dhe tashmë mendon që të ndjekë një karrierë si trajner.

“Karriera ime profesionale si lojtar ka përfunduar zyrtarisht. E kam nisur një kurs për licencën B të UEFA-s në vitin 2013. Tash dua ta përfundoj dhe ta vazhdoj në UEFA A. Thënë shkurt, do të jem i gatshëm ta drejtoj një skuadër pas 18 muajsh”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.

Didier Deschamps, Sir Alex Ferguson e Massimiliano Allegri, kanë qenë disa prej top trajnerëve me të cilët ka punuar Evra dhe shpreson t’i shfrytëzojë disa mësime që i ka marrë nga ata gjatë karrierës së tij në të ardhmen.

Patrice Evra si lojtar i Manchester Unitedit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Patrice Evra

Si lojtar i Unitedit (2006-2014), francezi e ka fituar plot pesë herë Ligën Premier, një herë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube, si dhe disa kupa në Angli.

Patrice Evra si lojtar i Juventusit (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Me Juventusin (2014-2017) e ka fituar dy herë titullin e Serie A dhe dy herë Kupën e Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version