Telegrafi

Pensionohet McGregor?

Kampioni i arteve parciale në UFC, Conor McGregor, ka publikuar një postim të befasishëm në Twitter, se ai do të “pensionohet shumë shpejt”.

Irlandezi ka shkruar se “ka vendosur që të pensionohet” i ri edhe pse ai ka një duel për kampion në UFC të planifikuar për 9 korrik, në një rimeç me Nate Diazin.

27-vjeçari muajin e kaluar u mposht nga Diaz dhe tani ishte duke u bërë gati për ritakim dhe kjo ‘cicërimë’ e tij ka mbetur akoma enigmë se a do të pensionohet në të vërtetë tani, transmeton koha.net.

McGregor debutoi në UFC tre vjet më parë duke fituar shtatë lufta rresht dhe duke nokautuar Jose Aldon për vetëm 13 sekonda në meçin e vlefshëm për titull.