Ish-mesfushori i Gjermanisë, Bayern Munichut dhe Manchester Unitedit, Bastian Schweinsteiger, është pensionuar nga futbolli aktiv.
35-vjeçari e ka bërë publik vendimin e tij, dy ditë pas përfundimit të sezonit në Major League Soccer, ku luajti me Chicago Fire, klub i cili përfundoi në vend të 17-të.
“Ka ardhur koha. Për tifozët, ju e keni këtë kohë të pabesueshme për mua”, ka deklaruar futbollisti gjerman.
Schweinsteiger e ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, si edhe tetë tituj të Bundesligas me Bayernin.
Ai ka regjistruar 121 paraqitje për kombëtaren në periudhën 2004-2016. Ndërsa për bavarezët i ka zhvilluar 500 ndeshje, duk e fituar edhe Ligën e Kampionëve.
Në vitin 2015 iu bashkua Manchester Unitedit, mirëpo dështoi të përshtatej në Ligën Premier, ku i ka regjistruar vetëm 13 starte në kampionatin anglez brenda dy sezonesh. /Telegrafi/