Site icon Telegrafi

I dëshpëruar me gjendjen ekonomike, pensionisti tenton t’i vërë flakën një dege të bankës në Rusi

Një pensionist është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i vuri zjarrin një banke ruse në Shën Petersburg në një protestë të dukshme kundër pushtimit të Ukrainës nga Kremlini.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një zjarr të vogël në hyrje të degës së Sberbank ndërsa njerëzit qëndrojnë jashtëm, raporton skynews.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Mbretëria e Bashkuar vendosi një ngrirje të aseteve ndaj Sberbank – huadhënësi më i madh në Rusi.

Gjithashtu edhe SHBA-ja prezantoi “sanksione të plota bllokuese”, që nënkuptonte se banka nuk mund të bënte më transaksione me asnjë individ apo institucion amerikan.

Kujtojmë se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian tashmë ka vendosur shumë sanksione ekonomike dhe politike.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima civile dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version