Sot pensionistët janë bashkuar në një sindikatë për t’u bërë një partner social përfaqësuesit e së cilës do të përfshihen në reformat e sistemit të pensioneve dhe do të përpiqet për një status më të mirë shoqëror të kësaj kategorie të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takimin themelues në Shkup, menaxhmenti i ri njoftoi se do të përpiqej të përcaktonte pensionin minimal sipas shembullit të pagës minimale, ndërsa kështu do të përmirësohet standardi i pensionistëve.
Ministri i Brenshëm, Oliver Spasovski nuk e konfirmoi shumën e pensionit minimal, por tha se së pari duhet të bëhen analizat dhe pastaj do të informojnë publikun.
Sindikata e pensionistëve funksionon në kuadër të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura nga ku thuan se formimi i këtyre llojeve të sindikatave është praktik e vendeve evropiane dhe rajonit. /Telegrafi/