Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov thotë se Qeveria ka një mekanizëm për të ndalur bllokimin e kryeqytetit nga transportuesit privatë të transportit publik.
Ai për “Sitel” ka sqaruar se autobusët mund të largohen me dhunë nga rrugët, por tani për tani situata është vetëm duke u monitoruar.
“Këtu, për të shterur të gjitha mundësitë për zgjidhjen e problemit, qeveria po merr masa, sepse nuk është më vetëm marrëdhënia e obligacioneve dhe borxhi 1 milionësh ndaj kompanive private. Tashmë na është ndërprerë kontrata. Edhe nëse e marrin borxhin janë të përjashtuar nga puna e mëtutjeshme dhe nuk besoj se protesta do të ndalet me pagesën e borxhit”, tha Penov.
Sipas tij, transporti publik me kryeqytetin nuk duhej të ndërpritet./Telegrafi/