Telegrafi

Pengon dhe sulmon zyrtarin policor në Obiliq

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe më pas ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00 në rrugën “Hasan Prishtina”, në Obiliq.

Siç thuhet në raport, gjatë arrestimit i dyshuar ka qenë agresiv dhe si pasoj një zyrtar policor dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policorë dhe më pas ka penguar zyrtarët policorë. Gjatë arrestimit, i dyshuar ka qenë agresivë dhe si pasoj, një zyrtar policor dhe i dyshuar kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/