Telegrafi

Pengojnë punëtorët e kontraktuar nga Komuna e Istogut, kanosin edhe zyrtarët policorë – arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi kanë penguar punëtorët e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Komuna e Istogut për kryerjen e punimeve, nën pretendimin se ajo pronë është e të dyshuarve.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:40, në Istog.

Tutje bëhet e ditur se kur zyrtarët policorë kanë intervenuar janë penguar dhe janë kanosur nga të dyshuarit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që fillimisht kanë penguar punëtorët e operatorit ekonomik të kontraktuar nga komuna e Istogut, për kryerjen e disa punimeve, nën pretendimin se ajo pronë është e të dyshuarve, pastaj kur zyrtarët policorë kanë intervenuar janë penguar dhe janë kanosur nga të dyshuarit”, thuhet në raport.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport njëri nga të dyshuarit ka dëmtuar një xham të veturës së policisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/