Telegrafi

Pengoi zyrtarët policor, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar të mërkurën pas mesnate në Suharekë pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit kishte penguar zyrtarët policor.

Po ashtu gjatë arrestimit njëri zyrtar ka pësuar lëndime.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Suharekë 08.12.2021-01:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në i njëjti nen ndikim të alkoolit ka penguar zyrtarët policor. Gjatë arrestimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhen në raport. /Telegrafi/