Site icon Telegrafi

Pengoi fjalimin e Trumpit, republikani Al Green largohet nga sigurimi nga Dhoma e Përfaqësuesve

Pak minuta pas filloi fjalimi i presidentit Donald Trump në Kongres, një pengim i punës dhe fjalës nga përfaqësuesi demokrat Al Green i Teksasit, rezultoi me largimin e tij nga salla nga Rreshteri i Dhomës së Përfaqësuesve.

Duke kundërshtuar gjatë fjalëve të Trump, Green ngriti bastunin në ajër dhe filloi të bërtiste, transmeton  Telegrafi.

“Anëtarët po angazhohen në shkelje të qëllimshme dhe të vazhdueshme të rregullit dhe kryesuesi është i përgatitur të drejtojë rreshterin për të rivendosur rendin në seancën e përbashkët”, tha Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, pasi dha një paralajmërim.

“Z. Green uluni. Uluni zotëri”, dëgjohet duke thënë Johnson.

E përgjigja ishte e menjëhershme nga Green i cili theksoi se “ai nuk ka mandat”, duke iu referuar Trumpit.

Pas largimit të tij, disa republikanë filluan të këndojnë, “na-na-na-na, hej, hej, hej, mirupafshim”.

Duke folur me gazetarët pasi doli nga dhoma, Green pohoi se buxheti i Trump do të ketë “prerje të thella në Medicaid”.

“Presidenti tha se kishte një mandat dhe unë po e bëja të qartë se presidenti nuk ka një mandat për të shkurtuar Medicaid”, tha Green.

Duke mbrojtur metodën e tij të kundërshtimit, Green tha se “është mënyra më e mirë për t’ia përcjellë atë një personi që përdor pafytyrësinë e tij kundër civilizimit tonë”, duke shtuar se ai “është i gatshëm të vuajë çdo ndëshkim”.

Green tha gjithashtu se po punon për nenet e shkarkimit kundër Trump.

“Ky president është i papërshtatshëm. Ai nuk duhet të mbajë detyrën. 34 dënime për krime”, tha Green. /Telegrafi/

 

Exit mobile version