Site icon Telegrafi

Pengohen inspektorët sanitar në kryerjen e detyrës zyrtare në një lokal në Ferizaj

Tre inspektorë sanitar derisa kishin qenë në kryerje të detyrës duke bërë inspektimin e lokaleve lidhur me orarin e punës dhe respektimin e masave ligjore lidhur me pandeminë kishin vërejtur se një  kafiteri kishte qenë e hapur në të cilin lokal kishin qenë rreth 20-25 persona.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00 në rrugën “Shkelzen Haradini”, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport, inspektorët kishin kërkuar nga përgjegjësi i lokalit që personat prezent t’i largojë nga lokali dhe i kishin kërkuar dokumentacionin, por i njëjti kishte refuzuar, i kishte fyer me fjalë dhe i kishte larguar nga lokali.

“Është raportuar se tri viktimat (inspektorë sanitar) derisa kishin qenë në kryerje të detyrës duke bërë inspektimin e lokaleve lidhur me orarin e punës dhe respektimin e masave ligjore lidhur me pandeminë kishin vërejtur se një kafiteri kishte qenë e hapur në të cilin lokal kishin qenë rreth 20-25 persona. Inspektorët kishin kërkuar nga përgjegjësi i lokalit që personat prezent t’i largojë nga lokali dhe i kishin kërkuar dokumentacionin, por i njëjti kishte refuzuar, i kishte fyer me fjalë dhe i kishte larguar nga lokali. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes por nuk e kanë hasë të dyshuarin”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version