Site icon Telegrafi

Pengmarrje: Babai rrah brutalisht vajzën e vet, kurse tani po i mban peng gruan dhe tre fëmijët tjerë (Live)

Një burrë i identifikuar si Leonid, është duke i mbajtur peng gruan dhe tre fëmijët e vet, në një apartament në Moskë.

Ai beson se ishte përcjellë nga disa burra, dhe se për këtë janë “fajtor sionistët të cilët janë duke tentuar të kryejnë grusht shtet në Bjellorusi”.

Këto fjalë ua ka thënë Leonidi policisë përmes dritares së apartamentit.

Ndërkaq bashkëshortja e tij i kishte telefonuar policisë, pasi ai kishte rrahur njërën nga vajzat e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, negociuesit e pengjeve dhe policia, kurse RT është duke transmetuar drejtpërdrejt këtë ngjarje të tmerrshme. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version