Telegrafi

Pengesat në trotuare bllokojnë zjarrfikësit për të dhënë ndihmën e shpejtë në Prishtinë

Një automjet i zjarrfikësve është bllokuar në trafikun e rënduar të kryeqytetit pasi veturat në lëvizje nuk patën mundësi t’ia lironin rrugën për shkak të pengesave prej guri të vendosura në cep të trotuareve.

Telegrafi ju sjell pamje nga rruga “Agim Ramadani”, ku shihet automjeti i zjarrfikësit i cili i ka lëshuar sirenat për të dhënë ndihmë të shpejtë, por në pamundësi për të lëvizur në shpejtësi.

Ndërkaq, këto pengesa prej guri janë vendosur në këtë mandat të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama . /Telegrafi/