Penelope Cruz u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo në tepihun e kuq në ceremoninë e 68-të ‘David Di Donatello Awards’ në Romë të mërkurën mbrëma, falë një edicioni të modës flamengo.
Aktorja, e cila vitin e kaluar luajti në filmin “L’immensita”, u shfaq me një fustan gjysmë të tejdukshëm me xhufka nga Dolce & Gabbana.
49-vjeçarja githashtu tregoi dekoltenë e saj mahnitëse me një fustan byrynxhyk që shfaqte një të çarë të guximshme deri te kofshët.
Lulja e kuqe në flokët e saj i kujtoi shumëkujt stilin flamengo dhe aktorja e kompletoi dukjen me sandale të zeza me platformë dhe grim të thjeshtë.
Penelope përshëndeti fotografët dhe turmën teksa ecte në tepihun e kuq dhe më pas pozoi me aktoren spanjolle, Gregoria Toledo.
Penelope Cruz Wore Dolce & Gabbana Alta Moda To The 2023 David Di Donatello Awardshttps://t.co/BpVqVeZaiq pic.twitter.com/Rlkie6Dler
— Red Carpet Fashion Awards (@Fashion_Critic_) May 11, 2023
Çmimet David di Donatello janë çmime filmike që jepen çdo vit nga Akademia e Kinemasë Italiane. Ata konsiderohen si ekuivalenti italian i Oscarit amerikan.
Ceremonia u krijua në vitin 1955 për të nderuar filmat më të mirë italianë dhe të huaj dhe mbahet çdo vit. /Telegrafi/