Conor McGregor ka zbuluar se ishte në një moment të keqe kur e goditi 50-vjeçarin gjatë në reklame që po i bënte markës së tij të uiskit.
Në javën e kaluar dolën pamje se si 31-vjeçari e e goditi personin e moshuar që kishte refuzuar ta provonte uiskin e irlandezit.
Incidenti ndodhi në kafenenë “The Marbel” në Dublin në muajin prill të këtij viti, ndërsa po hetohet tani nga autoritet në Irlandë.
“Isha në një moment të keq në ato çaste”, ish-kampioni i UFC-së në një intervistë për ESPN. “Ai njeri e meritonte që ta shijonte kohën e tij në atë kafene dhe jo të përfundonte në mënyrën se si përfundoi”.
“Unë u përpoqa të bëja ndryshime dhe atëherë bëra ndryshime. Por nuk ka rëndësi. Unë kam qenë në gabim. Unë duhet të vij këtu para jush dhe të marr përgjegjësi dhe të marr përgjegjësinë”.
“Ua kam borxh njerëzve që më kanë mbështetur. Unë ia kam borxh nënës, babait tim, familjes time. Ua kam borxh njerëzve që më stërvitën në artet marciale”, ka shtuar më tej McGregor.
Irlandezi kishte konfirmuar në fillim të këtij viti se po pensionohet nga UFC, mirëpo në këto javë ai e dëshiron rikthimin dhe madje e do rimeçin ndaj Khabib Nurmagomedovit, që e mposhti në tetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/