Kim Kardashian para një viti është bërë pre e një vjedhje në kryeqytetin francez, Paris.
Mediat atëbotë u mbushën me titujt se ylli i realizty show ka sajuar vjedhjen dhe gjithçka ishte e planifikuar.
Por, sot hajdutët protagonistë të ngjarjes duket se janë penduar dhe i kanë dërguar një letër ndjese bashkëshortes së Kanye West.
Letra është shkruar me dorë dhe i takon Aomar Ait Khedache, i cili konsiderohet si truri i vjedhjes së një unaze të Kimit.
“Pasi kam parë tronditjen dhe i vetëdijshëm për dëmet psikologjike që kam shkaktuar, kam vendosur të shkruaj këtë letër. Ajo që dua është që të me gjykosh si një qenie njerëzore. Pendohem për veprimet e mia. Lotët e tu me kane emocionuar shume”, shkrua në letrën e Khedaches.
Por, Kim e ka vlerësuar si hipokrite dhe fare të pa përshtatshme ndërsa avokatët e Kardashianit janë duke ndjekur çështjen.
Ndryshe, bukuroshja ka bërë të ditur se do të bëhet nënë e një fëmije, të cilin në jetë do ta sjell në nënë surrogate. /Telegrafi/