Telegrafi

Pendohet diplomati britanik: Ideja e largimit ishte frustrim i kohës

Komisioneri britanik në BE, Jonathan Hill, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, pasi që vendi i tij votoi pro daljes nga BE.

Lord Hill, diplomati më i vjetër britanik në Bruksel, pozitën e ka marr nga vet kryeministri i dorëhequr, David Cameron, transmeton lajmi.net.

Ai tha se rezultati pro daljes së Britanisë së Madhe nga BE gjatë referendumit të mbajtur të enjten, ishte nga një frustrim dhe jo i arsyeshëm.

Në deklaratën e tij ai tha: “Unë erdha në Bruksel si dikush që ishte përfshirë në fushatën kundër përfshirjes së Britanisë në euro zonë dhe që ishte skeptik ndaj Evropës. Por, unë po e lë këtë pozitë duke menduar se, pavarësisht frustrimeve, anëtarësimi ynë ishte i mirë për pozicionin tonë në Botë dhe për ekonominë tonë”.

Por, sipas tij, ajo çfarë është bërë nuk mund të zhbëhet dhe, siç është shprehur, Britania tani duhet të punojë sa më shumë që raportet me BE-në të jenë sa më të mira.