Site icon Telegrafi

Një nga pendesat më të mëdha në karrierën e Kloppit: Trajneri i Liverpoolit zbulon se nuk nënshkroi me Son

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka cilësuar dështimin për të nënshkruar me Son Heung Min si një nga gabimet më të mëdha në karriern e tij.

Në vitin 2013, gjermani ishte në krye të skuadrës së Bundesligës, Borussia Dortmund dhe Son ishte në kërkim të një ekipi të ri.

Në atë kohë, reprezentuesi i Koresë së Jugut duhej të zgjidhte mes Dortmundit dhe një skuadre tjetër gjermane, Bayer Leverkusen.

Për zhgënjimin e Klopp, Son zgjodhi të luante për Leverkusen. Në lidhje me mospërfilljen e tij në Dortmund, Son më vonë tha: “Doja të qëndroja në Bundesligë. Më donin Leverkusen dhe Dortmund. Të dyja skuadrat luajnë në Ligën e Kampionëve, por mendova se Dortmundi do të përdorte rotacionin më shumë se Leverkuseni. Prandaj zgjodha Leverkusenin para Dortmundit. Është shumë e rëndësishme të luaj rregullisht në moshën time”.

Gjatë kohës së tij me Leverkusen, Son prodhoi disa shfaqje mahnitëse që çuan në transferimin e tij prej 30 milionë euro te Tottenhami në vitin 2015.

Që nga bashkimi me Spurs, Son është zhvilluar në një nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror dhe ishte fituesi i Këpucës së Artë sezonin e kaluar së bashku me Mohamed Salah.

Pas fitores 2-1 të Liverpool ndaj Spurs të dielën, Klopp foli për përpjekjen e tij të dështuar për nënshkrimin e Son.

Ai i tha transmetuesit televiziv të Koresë së Jugut KBS: “Një nga gabimet e mëdha në jetën time ishte se nuk e transferova atë. Lojtar i dalluar. Lojtar i klasit botëror dhe një nga sulmuesit më të mirë në botë. Po, duhet të jesh krenar”.

Dhjetorin e kaluar, Klopp dhe Son ndanë një shaka pasi Liverpool dhe Spurs luajtën një barazim argëtues 2-2 në stadiumin “Tottenham Hotspur”. Në ndeshjen e kthimit në Anfield, Klopp dhe Son ndanë një përqafim të ngrohtë pas barazimit 1-1.

Trajneri i Liverpoolit u dëgjua duke i thënë Sonit: “Këtu është e veçantë!”, në lidhje me atmosferën në “Anfield”. /Telegrafi/

Exit mobile version