Site icon Telegrafi

Pendarovski: Do të jem president i të gjithëve, nuk do të ketë regjim

Stevo Pendarovski, pas përfundimit të procesit zgjedhor në konferencë për shtyp tha se pas fitore së sotme, do të jetë president i të gjithë qytetarëve.

Ai falënderoi qytetarët që e votuan dhe partitë politike që e përkrahën kandidaturën e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Falënderoj qytetarët maqedonas, shqiptar, turq, rom, serb e të tjerët, të cilët mundësuan që në zgjedhje korrekte mundësuan të ecim së bashku përpara. Kjo sot para se gjithash është fitore e shumicës së qytetarëve. Nuk ka më regjim. Do t’u shërbej me nder të gjithëve. Dalja në këto zgjedhje do të thotë integrim i sigurt në NATO dhe BE, atje ku përkasim. Këto zgjedhje janë fitore e bashkimit dhe unitetit dhe treguan se vetëm së bashku mund të shkojmë përpara.

Lexo po ashtu Zyrtare: Pendarovski është kryetari i ri i Maqedonisë së Veriut (Foto)

“Do të jem faktor i stabilitetit dhe jo i krizave. Sot sollëm vendim të mençur për të ecur përpara. Falënderoj kryeministrin Zoran Zaev për mbështetjen. Falënderoj gjitha 31 partitë politike që mbështetën kandidaturën time. Gjithashtu falënderoj kundërkandidatët Gordana Siljanovska dhe Blerim Reka. Do të jem kryetar i të gjithëve”, tha mes tjerash Pendarovski.

Ndryshe, sipas rezultateve të para përfundimtare të KSHZ-së, Stevo Pendarovski është në epërsi të dukshme ndaj kandidates së OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska./Telegrafi/

Exit mobile version