Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot nga Tetova tha se mos dekretimi i Ligjit për lojërat e fatit është për shkak se nuk mund të kalon me flamur evropian duhet që Kuvendi ta kalojë me procedurë të rregullt.
“Pas vendimit tim të djeshëm ligji nuk mund të kalojë me flamur evropian, duhet të shkojë me procedurë të rregullt. Çfarë do të ndodhë, siç e thotë Kushtetuta, nëse sot e kalojnë me 61 vota, sot do ta nënshkruaj”, tha Pendarovski.
Pendarovski thotë se mos dekretimi i Ligjit është se para një muaj Komisioni Evropian me shkrim që i ka dërguar Qeverisë se flamuri evropian po keqpërdoret në Kuvend.
Pendarovski tha se para disa ditëve ambasadori i BE-së, David Geer ka ardhur tek unë dhe më tha se po keqpërdoret flamuri evropian në Kuvend.
Më herët për mos dekretimin e Ligjit për lojërat e fatit, reaguan nga BDI dhe Lëvizja Anti-Bixhoz, të cilët theksuan se janë zhgënjyer nga vendimi i Pendarovskit/Telegrafi/