Site icon Telegrafi

Pendarovski në Izrael: Edhe ne e kujtojmë tragjedinë e Hollokaustit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot në Jerusalem ka realizuar takim me presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin.

Pendarovski ka qenë i ftuar në forumin e liderëve, për përkujtimin e Hollokaustit, si dhe 75-vjetorin e çlirimit nga kampi nazist “Auschwitz Birkenau”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski në takim ka thënë se të dy shtetet e ndajnë dhimbjen e tragjedisë së Hollokaustit, në të cilin u vranë mijëra hebrenj.

Të dy presidentët kanë këmbyer mendime edhe për gjendjen në Ballkan dhe për rajonin e lindjes së afërt. Ata shprehën kënaqësi edhe për bashkëpunimin në mes Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit në planin dypalësh dhe shumëpalësh./Telegrafi/

Exit mobile version