Pas ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë, Maqedoni është një hap para për tu bërë anëtare e NATO-s. Çekia tashmë njoftoi se të hënën do të kërkojë nga Maqedonia ta nënshkruajë protokollin për anëtarësimin në NATO.
Më pastaj protokolli do të miratohet te 39 Kuvendet e shteteve anëtare, duke filluar nga Greqia. Koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski thotë se ratifikimi është sinjal i mirë për gjithë rajonin dhe është moment historik në të gjitha parametrat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për deklaratat e kryetarit të opozitës greke “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis, se kur do të bëhet kryeministër do ta bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE, Pendarovski tha se këtë nuk mund ta bëj për shkak marrëveshjes së Prespës.
Marrëveshja e Prespës e nënshkruar nga ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov e mbylli kontestin 27 vjeçar mes dy vendeve, dhe që me vite ndalonte rrugën euroatlantike të Maqedonisë./Telegrafi/