Telegrafi

Pendarovski: Merkelit i thashë se dorëheqja e Zaevit është gabim

Presidenti Stevo Pendarovski sot tha se nuk pajtohet me njoftimin për tërheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, të cilin ai ua prezantoi përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.

“Kancelarja gjermane (Angela Merkel) më pyeti disa herë për motivet e dorëheqjes, a mendoni se ishte një lëvizje e vërtetë. Përgjigja ime, të cilën ia kam përcjellë edhe Zaevit pas kthimit, kam thënë sigurisht që jo. Për shkak të humbjes së një, dy, tre, pesë apo dhjetë komunave, për shkak të humbjes së zgjedhjeve lokale, pavarësisht se çfarë keni premtuar më parë, ky është një tjetër nivel në politikë. Ju udhëheqni një shtet, keni një mandat katërvjeçar, të marrë në mënyrë krejt legjitime dhe nuk mund të thuash as gjysmën e atij mandati, për shkak të Shkupit, për shkak të Prilepit, Kumanovës etj. unë po largohem”, tha Pendarovski në “TV 21”.

Në të njëjtën kohë, ai ka theksuar se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dy herë i ka bërë të njëjtën pyetje – çfarë mendon për tërheqjen e Zaevit?

“Një orë, një orë e gjysmë, për shkak se ishim në një nga ato paradhomat ku po përgatiteshim për seancat, ai më pyeste vazhdimisht, pse? Unë i thashë: Nuk është keq të dëgjoj Zaev duke ju sqaruar drejtpërdrejt, kështu që befasia ishte e madhe nga bashkësia ndërkombëtare, sepse ju e dini se Zaev në vitet e kaluara ishte një shembull mjaft pozitiv”, tha Pendarovski./Telegrafi/