Site icon Telegrafi

Pendarovski: Kriter për punësim në administratë do të jetë profesionalizmi

Stevo Pendarovski, bartës i listës së kandidatëve të LSDM-së dhe koalicionit në NjZ 1, sot deklaroi se sekret shtetëror është sa njerëz realisht janë alimentuar nga buxheti i shtetit, ndërsa punojnë në administratë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse fitojnë në zgjedhje, paralajmëroi një sërë masash me të cilat, thotë, në mënyrë drastike do ta përmirësojë gjendjen në administratë dhe do të mundësojë që ajo me të vërtetë të jetë servis i qytetarëve, e jo, siç tha, filial partiak të partisë në pushtet e cila shërben si rezervuadministratëar për të ashuquajtur votues të sigurt.

Ai theksoi se asnjë njeri që është i punësuar në administratë nuk duhet të druajë për vendin e tij të punës pas ndryshimit më 11 dhjetor, përveç atyre, thotë, ndërsa ai është numër i vogël, të cilët e kanë shkelur ligjin. /Telegrafi/

Exit mobile version