Site icon Telegrafi

Pendarovski koordinator shtetëror për NATO-n?

Stevo Pendarovski, deputet dhe ish-kandidat për kryetar shteti, do të emërohet si koordinator shtetëror i Maqedonisë për hyrje në NATO, kështu përflitet në media dhe opinion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Emërimi i Pendarovskit, siç bëhet e ditur, për shkak të pengesave ligjore, duhet të ndodhë pas zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 15 tetor.

Maqedonia kishte njëherë koordinator kombëtar për NATO në periudhën prej vitit 2006 deri më 2009, kur në atë funksion ishte emëruar nga ana e OBRM-PDUKM ministri aktual i MPJ-së, Nikolla Dimitrov. /Telegrafi/

Exit mobile version