Site icon Telegrafi

Pendarovski: Ivanov keqpërdori funksionin e tij

Kandidati për kryetar shteti, Stevo Pendarovski tha se “kryetari i shtetit duhet të bashkojë dhe jo të ndajë”.

“Për fat të keq jemi dëshmitarë se Ivanov, mandati i të cilit u fitua në mënyrë jolegjitime vazhdon ta keqpërdor funksionin”, thotë Stevo Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij ligjit që miratohen në Kuvend janë në interes të të gjithë qytetarëve ndërsa Ivanov i dërgon me emrin e vjetër kushtetues dhe me këtë, siç thotë Pendarovski, i pamundëson të hyjnë në fuqi dhe të shohin efekt qytetarët.

“Në vend sa ta ndajë popullin, qytetarët, kryetari duhet të bashkojë dhe kjo është detyra e parë dhe e fundit”, thotë Pendarovski duke shtuar pasi ta marrë besimin e qytetarëve do t’i mbroj interesat qytetare dhe jo të të një grupi të ngushtë partiak.

Për fat të keq, thotë Pendarovski, gjatë 10 viteve të kaluara nuk pamë një njeri që din të punojë në interes të qytetarëve, dhe kështu i ndiqte interesat e partisë që e vendosi në atë pozicion./Telegrafi/

Exit mobile version