Site icon Telegrafi

Pendarovski: Me Bullgarinë me muaj nuk kemi bisedime

Në lidhje me të ashtuquajturin non-paper i cili u publikua sot në media, nga Kabineti i Presidentit Pendarovskit njoftuan se me Republikën e Bullgarisë me muaj nuk ka bisedimet dhe për këtë shkak nga Sofja në Shkup nuk është dorëzuar asnjë dokument.

“Qëndrimi i presidentit Pendarovski në raport të identitetit dhe gjuhës të popullit maqedonas është i qartë dhe i pandryshuar, ndërsa deri tani nuk ka pasur bisedime dhe as që do të bisedohet në të ardhmen”, thonë nga Kabineti i Pendarovskit.

Lexo po ashtu Publikohet non-paper i ri për kontestin Maqedoni-Bullgari: Të dy shteteve do t’u jepet garanci për përforcimin e konceptit të kombit-shtet

Nga Qeveria e Maqedonisë thanë për ata zyrtar është propozimi i prezantuar gjatë periudhës së kryesimit të Portugalisë me BE-në.

“Konsiderojmë se ai propozim mundëson zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët. Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në proces, me qëllim tejkalimin e dallimeve me Republikën e Bullgarisë, me çka edhe do të mënjanohen pengesat për fillimin e negociatave aderuese me BE-në. Kjo është në interes të qytetarëve në të dyja vendet e me këtë edhe në interes të agjendës evropiane”./Telegrafi/

 

Exit mobile version