Telegrafi

Pendarovski-Brnabiq: Intensifikohet bashkëpunimi në mes Shkupit dhe Beogradit

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, priti sot një delegacion nga Republika e Serbisë, e udhëhequr nga kryeministrja Ana Brnabiq, e cila konfirmoi bashkëpunimin e gjatë në mes të dy vendeve, i cili, sipas të dy bashkëbiseduesve, është intensifikuar viteve të fundit.

Siç deklarojnë nga kabineti i presidentit, Pendarovski tha se dëshmi e mëtutjeshme për thellimin e marrëdhënieve fqinjësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është vizita e kryeministres Brnabiq sot dhe hapja e vendkalimit të përbashkët kufitar Tabanoc – Preshevë si një nga elementët kryesorë të Korridorit 10. Projekti, siç theksoi presidenti Pendarovski, është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për çështje me interes të ndërsjellë në rajon, si dhe procesin e integrimit evropian, dhe në këtë drejtim shkëmbimi i përvojave në rrugën për në BE mund të jetë në dobi të të dyja vendeve./Telegrafi/