Stevo Pendarovski sot pasdite ka arritur në rezidencën presidenciale në Villën “Vodno”, ku do të ushtrojë detyrën e presidentit në pesë vitet e ardhshme.
Gjorge Ivanov e priti me protokoll nderi. Sot është dita e fundit e Iavnovit si president i vendit, ndërsa pastaj ai do të transferohet në një kabinet tjerët të caktuar dhe do të marrë pension prej 100.000 denarë.
Dita e parë e punës së Pendarovskit si president zyrtarisht fillon nesër./Telegrafi/