Todor Pendarov analisti maqedonas, deklarata e fundit të Gruevskit me ambasadorët e huaj i ka cilësuar si të gabuara, për shkak se po e largon shtetin nga partnerët strategjik, siç janë NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Deklarata e Gruevskit, për fat të keq është shqetësuese, dhe aspak nuk do të kontribuojë për qetësimin e tensioneve në vend. Në të njejtën kohë këto deklarata janë edhe sulm direkt ndaj faktorit ndërkombëtar, se po përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë. Gruevski po e largon shtetin nga partnerët tonë strategjik, siç janë NATO dhe BE”, tha Pendarov.
Ai gjithashtu akuzoi Gruevskin, se me deklarata që i jep po tregon se nuk kemi shtet funksional, por përkundrazi kemi shtet klasik të partizuar./Telegrafi/