Kërkesa nga Evropa për koalicion të zgjeruar është për ta zgjedhur një nga çështjet më kryesore, kurse ajo është çështja e emrit, kështu është shprehur gazetari dhe kolumnisti Todor Pendarov.
’25 vite ndërkombëtarët janë prezent për çdo brengë dhe ne i thërrasim. Kur nuk funksionon diçka ne i thërrasim. Njëherë i thërret LSDM, njëherë OBRM-PDUKM, gjegjësisht ajo parti e cila është në qeveri’.
Pendarov shton se me të vetmin status të Maqedonisë, duhet të na bëhet e qartë se BE rregullisht do të përzihet, në fund të fundit edhe rekomandimet janë përzierje.
Sipas tij, Ivanov me të drejtë i’a dha mandatin Gruevskit, por tani duhet ta merr kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. /Telegrafi/