Ka pasur 152 penallti të dhëna në Serie A deri tani në edicionin 2019-20, duke thyer rekordin e mëparshëm të 140 penalltive të edicionit 1949-50.
Edhe një vit tjetër edhe një tjetër rekord i thyer në Serie A dhe këtë fal VAR që ka ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet e gjyqtarëve gjatë ndeshjeve, që ndihmon edhe në situatat brenda fushës.
Seria A ka vendosur një rekord të ri me 152 penallti të dhëna, kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje.
Deri më tani, në Serie A janë dhënë përafërsisht pesë penallti në çdo xhiro.
Vitin e kaluar pati një numër të vogël të penalltive, me vetëm 122 të dhëna në sezonin 2018-19, krahasuar me 126 një vit më parë.
Udineses nuk i është dhënë asnjë penallti e vetme këtë sezon, por pavarësisht kësaj sezoni 2019-20, ka treguar se ka pasur shpërthim penalltish.
Juventusi ka pasur 10 penallti në favor, ndërsa nëntë kundër. Interi ka marr 10 penallti në favor, ndërsa kundër tyre janë akorduar vetëm katër.
Penalltitë pro: Të akorduara/ të shënuara
Lazio : 15/12
Genova : 14/10
Lecce : 12/10
Juventus : 10/10
Inter : 10/9
Sampdoria : 10/9
Fiorentina : 9/8
Roma : 9/7
Atalanta : 9/7
Torino: 8/7
Verona: 7/6
SPALA: 7/5
Milan: 6/6
Bolonga: 6/5
Cagliari: 6/4
Sassuolo: 5/4
Brescia: 3/3
Napoli: 3/3
Parma: 3/1
Udinese: 0/0
Penalltitë kundër: të akorduara / të shënuara
Lecce: 12/11
Brescia: 10/9
Parma: 10/6
Torino: 9/8
Sassuolo: 9/8
Fiorentina: 9/7
Udinese: 9/7
Juventus: 9/6
Roma: 8/7
Genova: 8/7
Cagliari: 8/7
Bologna: 8/6
Milan: 7/4
SPAL: 6/6
Verona: 6/6
Sampdoria: 6/6
Napoli: 5/4
Lazio: 5/4
Atalanta: 4/4
Inter: 4/3
/Telegrafi/