Telegrafi

Penalltitë e humbura, barazohet rekordi i Serie A i vitit 1960

Me një ndeshje ende për t’u luajtur, tashmë janë humbur pesë penallti në këtë xhiro të Serie A, diçka që nuk kishte ndodhur tash e 63 vjet.

Hera e fundit që kishte kaq shumë penallti që nuk u konvertuan në gol në një raund të vetëm ishte java e 11-të në sezonin 1960/61.

Në atë kohë, gabuan Juventusi, Napoli, Torino dhe dy nga Lecco.

Nico Gonzalez dështoi përpjekjen e tij ndaj Yann Sommer në humbjen 1-0 të Fiorentinës ndaj Interit këtë mbrëmje, duke i bërë pesë goditje nga pika të dështuara në javën e 22-të.

Milani merr pjesën e madhe të fajit, pasi në njëfarë mënyre humbi dy penallti në barazimin 2-2 me Bologna, me Olivier Giroud dhe Theo Hernandez.

Nikola Krstovic i Lecces ka gabuar kundër Genoas, ndërsa Ondrej Duda i ka humbur penallti për Hellas Veronan kundër Frosinones.

Verona ka deri tani rekordin më të keq individual të goditjeve nga pika në Serie A këtë sezon, duke kthyer vetëm dy nga gjashtë tentativat e tyre totale. /Telegrafi/