Shqipëria ka pësuar në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018.
Kombëtarja shqiptare është mposhtur në stadiumin Elbasan Arena kundër Izraelit me rezultat të papritur prej 3-0.
Në një ndeshje me dy kartonë të kuq (Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha) dhe dy penalti për kundërshtarët, kuqezinjtë nuk arritën të nxjerrin pikë kundër izraelitëve, raporton Telegrafi.
Megjithëse në minutat e parë futbollistët tanë kishin iniciativën, mysafirët kaluan në epërsi pas një sulmi jo të rrezikshëm.
Në fakt, Izraeli fiton një penallti në minutën e 17-të të takimit pas ndërhyrjes nga mbrapa të Berat Xhimshitit, i cili ndëshkohet me kartonë të kuq. Eran Zahavi realizoi gol prej pikës së bardhë, duke mposhtur portierin Etrit Berisha.
https://www.youtube.com/watch?v=tkLuuJPyBJY
Në vazhdim të ndeshjes, Shqipëria e kërkoi golin por pjesa e parë përfundoi me epërsinë e izraelitëve.
Edhe në pjesën e dytë, shqiptarët këmbëngulën për të barazuar rezultatin, por mysafirët dyfishuan rezultatin.
Paraprakisht, në zonën e rreptësisë Etrit Berisha pas një fjalosje me sulmuesin Zahavi, godet këtë fundit me kokë, me ç’rast gjyqtari kryesor tregon në pikën e bardhë dhe portieri shqiptar ndëshkohet me karton të kuq.
Portieri Alban Hoxha u inkuadrua në ndeshje në minutën e 58-të takimit, ku edhe u tregua i saktë duke e mbrojtur penaltinë.
Megjithatë, Izraeli arriti të shënoj golin e dytë pas një pakujdesie të mbrojtjes shqiptare përmes Einbinder.
Golin e tretë për izraelitët e realizoi Eliran Atar, i cili gjashtë minuta para përfundimit të takimit finalizoi një sulm të nisur personalisht.
https://www.youtube.com/watch?v=jOVQ6dbGJwE
Në vazhdim të ndeshjes, edhe pse me dy lojtarë më tepër, izraelitët u mbronin dhe përmes kundërsulme u përpjekën të kthenin rezultatin, por kjo gjë nuk u arrit dhe ndeshja përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 3-0.
Pas kësaj humbje, Shqipëria zë pozitën e katërt me gjashtë pikë të grupit G, ndërsa Izraeli gjendet në vendin e tretë me nëntë pikë. /Telegrafi/