Telegrafi

Penalltitë – Alves i pari, Berisha mbi Buffonin e Neuerin (Foto)

Portieri i Valencias, Diego Alves, shpëtoi dy penallti kundër Atletico Madridit, të dielën, por cili është pritësi më i mirë i 11-metërshave në Evropë?

“Sky Sports” ka hulumtuar përmes shifrash në këtë drejtim, duke bërë këtë analizë, si vijon: Mohimi i dyfishtë, që braziliani i bëri skuadrës së Diego Simeone, e rriti karrierën dhe rekordin e Diego Alves, që ka pritur 22 penallti nga 45 të tilla, me të cilat është përballur.

Ai ka pritur 49 % të penaltive.

Është një rekord i pakrahasueshëm me çdo portier, i cili ka pritur 10 apo më shumë penallti gjatë karrierës.

Pas pritjes së penalltisë me Atleticon

Portieri më i mirë i Ligës Premier për penallti është rezerva e Chelsea, Eduardo. Ai ka pritur 13 penallti, nga 35 të tilla, me të cilat është përballur në karrierën e tij, sipas të dhënave të “transfermarkt.co.uk”.

Lexo po ashtu Ish futbollisti brazilian arrestohet nga policia me 793 kilogram drogë (Foto)

Më i miri nga Liga Premier në këtë renditje është nënshkrimi i ri Liverpoolit, Loris Karius, që ka pritur 8 nga 23 penalltitë, me të cilat është ballafaquar.

Edhe Neuer njihet për pritjen e penalltive

Portierë të tjerë të rëndësishëm në këtë listë janë edhe Fraser Forster i Southamptonit (ka pritur 7 nga 23 penallti), Keylor Navas i Real Madridit (ka pritur 10 nga 30 penallti), Manuel Neuer i i Bayern Munich (ka pritur 16 nga 50 penallti) dhe Gianluigi Buffon i Juventusit (ka pritur 28 nga 89 penallti).

Lexo po ashtu Shtatë talentët nigerianë që mund ta shndërrojnë Nigerinë në superfuqi futbolli (Foto)

Në “top 10” e portierëve më të mirë në pesë ligave më të forta të Evropës, që kanë pritur me shumë penallti, figuron edhe Etrit Berisha.

Etrit Berisha është i 8-ti në botë me përqindje të mirë për pritijen e penalltive

“Gardiani” i kombëtares kuqezi, që kësaj vere u huazua nga Lazio tek Atalanta, pozicionohet në vendin e tetë, me një përqindje suksesi në pritjen e penalltive 37.50 %.

Ai lë mbrapa portierë të shquar, si Neuer i Bayern Munich, Buffon i Juventusit, Oblak i Atletico Madrid, De Gea i Manchester United, Navas i Real Madridit e të tjerë.