Telegrafi

Me penalltinë në stilin panenka, Messi ia kthen epërsinë Barcelonës ndaj Atletico Madridit

Barcelona ka arritur të rikthejë epërsinë ndaj Atletico Madridit në takimin që po zhvillohet në kuadër të javës së 33-të në La Liga.

Skuadra katalunase arriti të shënonte për 2-1 në një penallti të fituar nga Nelson Semedo.

Për të shndërruar atë në gol u përkujdes Lionel Messi që shënoi në stilin panenka në minutën e 50-të, e që ishte i 700-ti në karrierë dhe i 22-ti në këtë edicion.

Goli i parë për Blaugranasit erdhi nga një auto-gol i Diego Costas, ndërsa Saul Niguez barazoi në 1-1. /Telegrafi/