Barcelona ka arritur të rikthejë epërsinë ndaj Atletico Madridit në takimin që po zhvillohet në kuadër të javës së 33-të në La Liga.
Skuadra katalunase arriti të shënonte për 2-1 në një penallti të fituar nga Nelson Semedo.
Për të shndërruar atë në gol u përkujdes Lionel Messi që shënoi në stilin panenka në minutën e 50-të, e që ishte i 700-ti në karrierë dhe i 22-ti në këtë edicion.
Goli i parë për Blaugranasit erdhi nga një auto-gol i Diego Costas, ndërsa Saul Niguez barazoi në 1-1. /Telegrafi/
https://twitter.com/MessiCF10/status/1278074323949895680