“Kur ju nuk e kuptoni se çfarë ju flitet, do të duhet të ua vizatojmë”, është mesazhi i iniciativës O2, shoqata qytetare që lufton për mjedis të shëndetshëm dhe ajër të pastër.
Sot në aksion guerile në bashkëpunim me Institutin për Studime të Komunikimit, si pjesë e fushatës për një mjedis më të mirë “Mos injoroni! Reago!” Në parkun e qytetit në Shkup, simbolikisht u vizatuan rrënjët e drurit, duke u vendosur zinxhirë dhe lënë mesazhe për lirinë e gjelbërimit. Ata u bënë thirrje autoritetet komunale për të larguar betonizimin me të cilën u zihet fryma të më shumë se 1000 pemëve në territorin e Shkupit, por edhe nëpër qytete të tjera të vendit.