Site icon Telegrafi

Pemët hahen në bark të zbrazët

Së paku tri pemë në ditë janë pjesë e pashmangshme e ushqimit të rregullt!

Nëse hani dy copa bukë dhe pastaj një pjesë pemë, pema nuk do të arrijë si duhet në zorrë përmes lukthit, sepse buka e pengon. Në ndërkohë, i gjithë ushqimi zbërthehet, fermentohet dhe shndërrohet në acid.

Sasia përkatëse e pemës vjen në kontakt me ushqimin në lukth, ndërsa më pas e gjithë masa e ushqimit fillon të prishet dhe për këtë vjen deri te mundimi i lukthit.

Kjo nuk ndodh me disa pemë, siç janë portokalli dhe limoni, pasi ato veç janë acidike.

Lëngje pemësh ose fruta?

Ngrënia e gjithë frutës është shumë më e mirë, sesa pirja e lëngut. Nëse ju pëlqejnë lëngjet, pini ngadalë- gllënjkë pas gllënjke, ashtu që të përzihet me pështymën para gëlltitjes.

Nëse çdo të tretën ditë do të hanit vetëm pemë dhe do të pinit vetëm lëngje pemësh, do të befasoheshit me dukjen e fytyrës dhe trupit tuaj.

Nëse jeni admirues të lëngjeve të pemëve, pini vetëm ato nga pemët e freskëta, ndërsa mos u përqendroni te ato që gjenden nëpër dyqane.

Asnjëherë mos pini lëng të nxehtë e as pemë të ziera, sepse në atë mënyrë humben materiet ushqyese dhe shkatërrohen vitaminat. /Telegrafi/

Exit mobile version