Telegrafi

Pemët me erë kutërbuese detyruan anulimin e fluturimit të aeroplanit (Video)

Aeroplani që po bëhej gati të fluturonte nga Bengkulu i Indonezisë, është anuluar për një orë si pasojë e pemëve durian që ndodheshin në bagazhin e pasagjerëve.

Era kutërbuese kishte përfshirë kabinën dhe udhëtarët nisën të ndjejnë mundim, ende pa hyrë mirë brenda, transmeton Telegrafi.

Madje, disa kanë nisur edhe të rrahën, sepse era aq e keqe i kishte nervozuar tej mase, duke i nxjerrë prej kontrolli.

Pasi u kuptua për sasinë e madhe të këtyre frutave indoneziane, u larguan dhe u ajros kabina, për të nisur fluturimin e rregullt.

Frytet durian janë shumë të shijshme, vetëm se kanë erë shumë të rëndë, sikur të ndonjë qelbësire.

Transportimi tyre duhet të bëhet në kontejner të mbyllur, nëpër aeroplanë që nuk ka pasagjerë. /Telegrafi/