Në një prag festash, sigurisht që pema e Krishtlindjeve është objekti që na zënë sytë kudo përreth, dhe meqë dhjetori është muaji i festave, dritat dhe dekoret për festat e fundvitit kanë filluar të jenë gjithandej.
Prezantuesi dhe këngëtari i njohur Turjan Hyska, është mjaft i pëlqyer dhe i ndjekur në rrjetet sociale, ai është pranë publikut çdo javë përmes emisionit të tij “Oktapod”, i cili transmetohet tash e disa vite në Vizion Plus.
Së fundmi, Turi ka publikuar një video në Instagram Story, me anë të së cilës ka shfaqur një pemë krshtlindjesh, pak më ndryshe nga të zakonshmet.
Pema që moderatori ishte pranë saj, ishte një pemë e stolisur me dekore por edhe me para, gjë që e bëri moderatorin të inçizojë vieo pranë saj, dhe ta hedhë në rrjetet sociale.
“Pemë me lekë”, ka shkruar Hyska në mbishkrimin e videos.
Përndryshe është bërë e ditur së fundmi se në korrik të vitit të ardhshëm, ai do të martohet me të fejuarën e tij, këngëtaren e njohur Orinda Huta. /Telegrafi/