Telegrafi

Pema gjigante i ra mbi shtëpi sepse nuk e sharroi si duhet (Video)

Në Victoria të Australisë një shtëpi ka pësuar dëme të mëdha, pasi që i ka rënë sipër një pemë gjigante.

Gjatë sharrimit ai nuk llogariti pjesën e sipërme me degë, që anonte nga objekti i banimit dhe e preu trungun me motosharrë, transmeton Telegrafi.

Më pas, ai e ka qëlluar drurin me çekan, derisa është dëgjuar një plasaritje dhe pema ka filluar të bie, por për fat të keq në atë pjesë ku nuk duhej.

Pas minutës ë parë, në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin dramatik të rrënimit të shtëpisë shkaku i këtij gabimi. /Telegrafi/